Edhe pse në krizë, Arsenali e 6mposht Chelsean

E publikuar: 26/12/2020 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka korrur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Premier League duke e mposhtur Chelsean e Frank Lampardit me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të Shtunën në stadiumin “Emirates”, përcjell KosovaPress.

Që Arsenali kishte qëllime te qarta nga kjo ndeshje u pa që në fraksionin e e parë të takimit. “Gunners” realizuan dy gola përmes Alexandre Lacazette në minutën e 34’ dhe mesfushorit Granit Xhaka i cili realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola në këtë derbi londinez, përcjell KosovaPress.

Fillimisht Saka e thelloi epërsinë e skuadrës së Mikel Artësa në 3-0 në minutën e 56’ dhe pastaj Tonny Abraham realizoi golin e vetëm në këtë takim për Chelsean.

Pas 15 xhirove të zhvilluara, Chelsea pozicionohet në vendin e gjashtë me 25 pikë, kurse Arsenali në të 14-tin me 17 pikë të mbledhura.