Edhe pse i ka mbushur 107 vjet, vazhdon të punojë me orar të plotë – njihuni me berberin më të vjetër në botë

E publikuar: 09/10/2018 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me peshqir në dorë, Anthony Mancinelli i mirëpret klientët në lokalin e tij në New York, ku punon si berber, shkruan New York Times.

Sapo futen brenda klientët e rregullt, fjala më e zakonshme që dëgjohet është “si gjithmonë” – dhe aty menjëherë Mancinelli fillon ta kryej punën që e di më së miri – prerjen e flokëve, transmeton Telegrafi.

“Në asnjë mënyrë nuk e lejojë dikë tjetër që të mi prekë flokët”, ka deklaruar Rourke në Cornwall i New Yorkut, i cili për shumë dekada i qëndroi besnik berberit të tij të preferuar.

Ajo çfarë e bën të veçantë Mancinellin janë vitet e tij – plot 107 të cilat nuk e penguan e as frikësuan që ta bëjë punën e tij me plot dashuri. Ai lëre që nuk ka hequr dorë nga profesioni i tij, por punon me orar të plotë gjatë pesë ditëve të javës. Me këtë punë merret që nga mosha 11-vjeçe.

Në vitin 2007, si 96-vjeçar ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness si berberi më i vjetër në botë. Prej atëherë, atë kanë filluar ta vizitojnë persona të profileve të ndryshme, nga politikanë e deri te inxhinierët të cilët vazhdimisht e komplimentojnë për punë dhe vullnetin.

Arsyeja e vetme pse Mancinelli si 107-vjeçar vazhdon ta kryej punën e berberit, është fakti që e mban të zënë dhe ndihmon ta tejkalojë dhimbjen e vdekjes së gruas, Carmella me të cilën jetoi për më shumë se 70 vite. Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga vdekja e saj, Mancinelli thotë se çdo mëngjes para se ta hap lokalin shkon te varri i saj. /Telegrafi/