Edhe pse është vetëm 12-vjeç, ndjek studimet në universitetin e mjekësisë

E publikuar: 07/08/2018 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlos Antonio Santamaria nuk është si të gjithë 12-vjeçarët e tjerë. Ai do të nisë së shpejti studimet për fizikë biomjekësore.

Ai është studenti më i ri në moshë që është pranuar deri tani në universitetin meksikan, pasi ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer testin e pranimit.

“Nëse do të arrijmë të ndërtojmë një qelizë të pavarur, që kalon nga një organ në një tjetër, mund të kurojmë çdo sëmundje. Objektivi im kryesor është ai i mbledhjes së elementëve bazë për t’u bërë të mundur mjekëve dhe biologëve të zgjidhin problemet tona biologjike”, ka thënë ai para një turme gazetarësg në një konferencë shtypi në Unam.

Sipas  mësuesve, Carlos është një nxënës me aftësi të larta konjitive (njohëse). Por nuk dëshiron ta klasifikojnë si gjeni. Ai thotë se ka hyrë në universitet me etjen për të mësuar.

E megjithëse do të jetë në auditorë me studentë që kanë dyfishin e moshës së tij, Carlos thotë se nuk do ta heqë nga dora pellushin e preferuar, një puma që shërben si maskota e klubit të futbollit të universitetit. /gazetatema/