Edhe presidenti Thaçi reagon për gjuhën e Nasim Haradinajt, e quan të papranueshme

E publikuar: 18/01/2018 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, por sipas tij, kjo nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyrje.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social në Facebook, duke iu referuar Nasim Haradinajt, që e quajti ambasadorin e SHBA-ve palaço.

Më herët ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke e konsideruar si të papranueshme gjuhën e Nasim Haradinajt, që është nënkryetar i OVL së UÇK-së.