Edhe pezullimi i rritjes së pagës, i bëhet lajm ndërkombëtar Ramush Haradinajt

E publikuar: 31/01/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundmi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vënë në fokusin e mediave ndërkombetare. Ai gjatë ditës së sotme ka kërkuar që vendimi i rritjes së pagave për zyrtarët e qeverisë të pezullohet përkohësisht. Për këtë çështje kanë shkruar mediat e huaja.
“Kryeministri i Kosovës ka pezulluar vendimin për rritjen e konsiderueshme të pagave për zyrtarët e lartë të qeverisë mes një valë kritikash”, shkruan miamiherald.com, transmeton Express.

Ramush Haradinaj të mërkurën tha se qeveria e pezulloi vendimin e rritjes së pagave përkohësisht, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përderisa të martën Agjencia e Kosovës kundër Korrupsionit tha se nuk kishte bazë ligjore për vendimi i tij për dysfishimin e pagave.

“Në fund të dhjetorit, qeveria vendosi të rriste pagat, duke e dyfishuar atë për kryeministrin në 2,950 euro. Ndërsa, paga mesatare në vend është 354 euro në muaj”, shkruan më tej, miamiherald.com.