Edhe Pamela Anderson kundër Trump

E publikuar: 16/10/2016 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është duke u bërë thirrje njerëzve të heqin dorë nga pornografia, dhe Pamela Anderson bëri një krahasim me kandidatin republikan Donald Trump, e ftuar për të mbajtur një fjalim në Universitetin e Oksfordit, duke i cilësuar komentet e tij të fundit të papranueshme.

Ish-ylli i Baywatch, 49 vjeçe e cilësoi të tmerrshme gjuhën e përdorur nga Trump në drejtim të femrave, duke bërë thirrje për t’u rreshtuar kundër kësaj sjellje në mungesë totale respekti.

“Kjo duhet të marrë fund. duhet të kesh respekt për gratë, prapa dyerve të mbyllura, rreth femrave dhe meshkujve, kudo”, iu drejtua aktorja republikanit.