Edhe një tjetër 19-vjeçar viktimë e aksidentit në Maqedoni

E publikuar: 14/02/2019 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Onur Sadiku është 19 vjeçari që ka ndërrur jetë mbrëmë në aksidentin me autobusin e kompanisë Durmo Turs që udhëtonte nga Shkupi për në Tetovë.

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik është edhe i riu tjetër 19-vjeçar, Ajdin Ismaili (Aydın Ismaili)

Për momentin katër viktima janë identifikuar Rametulla Abdurahimi, Jovica Trpevski, Onur Sadiku, Besim Kamberi, Esat Emrulai si dhe Ajdeni Ismaili.

Ende nuk dihet identiteti i 8 personave të tjerë që u aksidentuan dhe humbën jetën nga ky aksident.

Ndryshe sot ndërroi jetë edhe një i aksidentuar ku numri i të vdekurve ariti 15 dhe mbi 30 të lënduar.