Edhe një rekord i zi: 214 raste të reja me COVID-19, katër të vdekur

E publikuar: 08/07/2020 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.