Edhe një raport tjetër ndërkombëtar njeh progres në administratën publike

E publikuar: 07/06/2019 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundi është publikuar nga SIGMA, Raporti i Monitorimit për Kosovën për vitin 2019. Raporti vë në dukje mangësitë si dhe arritjet kryesore në procesin e reformave të administratës publike.

Për vitin 2019, sipas raportit të SIGMA-së, Kosova është përmirësuar për dy pika në paanësinë dhe efikasitetin e procedurave administrative, si rezultat i miratimit të Ligjit mbi Procedurat e Përgjithshme Administrative (LPPA), duke qenë vetëm një pikë larg arritjes së vlerës maksimale për këtëindikator që është pesë. Gjithashtu, Kosovaështë përmirësuar për një pikë në ekzistencën e mundësive për ofrimin e shërbimeve publike për shkak se infrastruktura e ndërveprimit është përmirësuar. Raporti gjithashtu vë në dukje se qytetarët në Kosovë janë të kënaqur me kohën dhe koston e qasjes në shërbimet publike, si dhe për më tepër, njeh arritjet në lidhje me hapjen e të dhënave të qeverisë nën udhëheqjen e Ministrisë së Administratës Publike, shkruan Lajmi.net.

Një tjetër përparim i dukshëm, sipas raportit, është në fushën e rregullimit më të mirë. Qëllimi i Qeverisë së Kosovës për reduktimine lejeve dhe licencave që lidhen me bizneset dhe qytetarët me 10% deri në vitin 2020 është duke u arritur. Deri më tani, 22 nga gjithsej 480 leje dhe licenca, janë hequr.

Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar, deklaroi se e mirëpret raportin dhe shtoi se Ministria që ai drejton ka një marrëdhënie shumë të mirë me SIGMA-n të cilët luajnë një rol kyç në të gjitha proceset e bërjes së politikave në lidhje me administratën publike përmes ekspertizës së tyre dhe këshillave. Ministri konsideron posaçërisht pozitiv faktin që raporti i SIGMA-s vëren seqytetarët janë përgjithësisht të kënaqur me qasjen dhe koston e shërbimeve publike, por ai paralajmëron se ka ende shumë sfida, dhe duhet ekspertizë, angazhim më i madh si dhe mbështetje politike në mënyrë që të adresohen në mënyrë efektive.

Sa i përket sfidave, raporti vëren se ndërsa Ligji për Procedurat e Përgjithshme Administrative hyri në fuqi në qershor 2017, qytetarët ende nuk i përjetojnë përfitimet nga ky ligj në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse ligjet e tjera që përmbajnë procedurat administrative nuk janë të harmonizuara me këtë ligj dhe procedurat e ofrimit të shërbimit në zyrat e institucioneve ende nuk kanë ndryshuar në përputhje me ligjin. Për më tepër, raporti argumenton se mungesa e një zgjidhjeje të nënshkrimit dixhital është një pengesë kryesore dhe se legjislacioni ende duhet të harmonizohet me Rregulloren eIDAS të Bashkimit Evropian (BE).

SIGMA (Mbështetje për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit) është një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian. Objektivi kryesor i tij, ndër të tjera, është të forcojë themelet për përmirësimin e qeverisjes publike.