Edhe një “përpunim’ i BMW X5 M

E publikuar: 23/08/2016 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

IND Distribution është përkujdesur që të bëjë edhe një “përpunim” të BMW X5 M.
Kështu, ky model Mineral Black BMW X5 M është pajisur me “veshka” të përparme IND me shkëlqim të zi, elementë RKP nga fibra karboni (spoileri i parë, difuzori i pasmë …), rrotat komplet Velos SOLO V mbështetësen e modifikua KW V3, si dhe sistemin për lirimin e gazrave Eisenmann.

Motori është 4,4 litërsh V8 TwinPower Turbo me 575 kuajfuqi ,i mjaftueshëm që shpejtësinë në 100 km në orë ta arrijë për 4,0 sekonda e që shpejtësinë e kufizuar elektronike ta ketë 250 km/h.