Edhe një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve në rastin “Ivanoviq”

E publikuar: 03/01/2019 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për një muaj masën e paraburgimit tre të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq.

Siç ka mësuar “Koha Ditore”, Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq do të qëndrojnë në paraburgim deri më 23 janar.

Kjo është e treta herë që gjykata ka shqyrtuar masën e paraburgimit ndaj tyre. Pas vendimit të parë nga shkalla e parë, Gjykata e Apelit e ka kthyer masën në rivendosje me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme mbi të cilat është mbështetur vendimi.

Mirëpo, edhe pas kthimit sërish shkalla e parë ka vendosur që t`ua vazhdojë paraburgimin. Tani, këto ditë ka marrë vendim që t`i lërë në paraburgim edhe për muajin në vazhdim.