Edhe një këngëtare shqiptare ndahet nga bashkëshorti (Foto)

E publikuar: 24/06/2017 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj Gent Prizreni zyrtarisht po ndahen.

Zgjidhja e martesës së tyre, pritet të vendoset nga Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Burime pranë kësaj gjykate raportuan për “revistawho.com“, se historia 17-vjeçare e dashurisë së yllit të muzikës ka marrë fund, duke mos lënë më vend për komente.

Divorci mes tyre ka kohë që përflitet dhe prej disa muajsh çifti nuk jetojnë më sëbashku, por deri tani nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim konkret prej tyre.

Maliqi dhe Prizreni janë prindër të një djali, Dan, të cilit Jonida i është përkushtuar tërësisht.