Edhe nga i vdekuri keni mundësi të infektoheni

E publikuar: 17/04/2020 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koronavirusi i njohur si COVID-19 tashmë është vërtetuar se mund të transmetohet tek të tjerët edhe nga trupat e vdekur, shkruan ABC News, trasnmeton Gazeta Express.

Një gjë e tillë është vërtetuar nga studiuesit në Tajlandë, ku është konstatur se një person është infektuar me COVID-19 nga trupi i vdekur i një profesionisti mjekësor.

Deri më tani tështitja e kollitja dhe kontakti fizik kanë qenë mënyrat më të shpeshta të trasnmetimit të virusit tek të tjerët, megjithatë tashmë COVID-19 mund të transmetohet edhe nga trupat e vdekur.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar shkenctarët tajlandez, duke thënë se teknikisht një gjë e tillë është e mundur, edhe pse mundësitë janë shumë të vogla.

Derisa japin këshilla që familjarët nuk duhet të prekin trupin e personit të vdekur nga infeksioni COVID-19, derisa për mjekët propozojnë marrjen e masave mbrojtëse.

Edhe nga të vdekurit mund të infektoheni me COVID 19