Edhe Isufaj nga KPK sikurse Lumezi, flet për rezultate të mira në luftë kundër korrupsion

E publikuar: 26/12/2018 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një linjë me deklaratën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi është shprehur edhe kryesuesi Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj për rezultatet në luftën kundër korrupsion.

Në një konferencë për media ka prezantuar atë çka ai e ka quajtur punë të mirë të KPK-së në vitin 2018. Ka thënë se kanë qenë shume efikas në luftën kundër korrupsion.

“Për 9 mujorin e parë Prokuroria e Shtetit ka pranuar 294 raste të korrupsionit ndërsa janë zgjidhur 281 raste që nënkupton se janë kryer 96 % e rasteve të pranuara”, ka thënë ai për media.

Ai nuk ka sqaruar se si janë zgjidhur këto raste duke pasur parasysh se rast i zgjidhur cilësohet edhe pushimi i hetimeve si dhe në fazë të mëvonshme edhe hedhja e aktakuzës. Siç ka raportuar disa herë Koha Ditore rreth 90 për qind e aktakuzave të korrupsionit për profilin e lartë nuk kalojnë në gjykatë ose kur kalojnë dënimi për zyrtarët është me burgim me kusht.

Isufaj e ka konsideruar si sukses punën në legjislacion që kanë bërë, si dhe rritjen e numrit e prokurorëve të rinj dhe transferimin e disa prokurorëve në Prokurorinë Speciale/ Saranda Ramaj.