Edhe Google është duke punuar në telefonët me ekrane me palosje

E publikuar: 08/05/2019 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në aktivitetin e vjetor të zhvilluesve Google I/O, shefi i divizionit të telefonëve Pixel u ballafaqua me disa pyetje për telefonët me ekrane që palosen.

Mario Quieroz pranoi se Google prej kohësh ka punuar në këtë teknologji. Nisur nga fakti se në Vjeshtën e kaluar kompania tha se Android do të mbështeste telefonët me ekrane të palosen mjafton për të treguar se Google të paktën është interesuar për teknologjinë në fjalë edhe pse një përgjigje mungonte.

Duke folur për Business Insider ekzekutivi tha se teknologjia do të jetë e rëndësishme por Google nuk ka diçka për të treguar aktualisht.

Për Samsung, hyrja në këtë industri me Galaxy Fold ka hapur mundësi të shumta përfitimesh dhe nëse segmenti bëhet popullor mund ta licencojë teknologjinë e harduerit për të tjerët.

Për Google gjëja më e mirë që mund të bëjë është të presë dhe të shohë nëse dikush tjetër do të arrijë të prodhojë një pajisje që funksionon përpara se të investojë në diçka që nuk e di nëse konsumatorët janë të gatshëm për ta blerë. Pikërisht për këtë arsye kompania pritet të prezantojë një pajisje 2,000 dollarëshe këtë javë. /PCWorld Albanian