Edhe Gigi si Rita

E publikuar: 11/02/2016 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manekinia e bukur Gigi Hadid, duket se nuk i ka rezistuar trendit të tanishëm për të pozuar lakuriqe për revista të ndryshme, siç e kishte bërë Rita Ora ditë më parë, prandaj ka zhveshur të gjitha rrobat për ballinën e revistës “Vogue”.

Gigi brenda një kohe shumë të shkurtër është bërë njëra nga modelet më të kërkuara në botë dhe nuk ka ndonjë revy të dizajnerëve të famshëm ku ajo nuk paraqitet.

Dhe ajo është mburrur me këtë në Instagram, duke postuar foton e kësaj balline, e cila ka marrë mbi një milionë pëlqime.

“Ky është versioni ku në trupin tim ka vetëm parfum Chanel”, ka shkruar ajo nën foto.

Në anën tjetër, duket se romanca e saj me këngëtarin Zayn Malik nuk është në binarët e duhur.

Edhe pse dukeshin mjaft të dashuruar në videospotin e këngës “Pilllowtalk”, Zayn dhe Gigi  janë larg të qenit çift ideal.

Në të vërtetë, nëse u besohet medieve, e ëma e Gigit nuk mund ta duroj Zayn-in, pasi mendon se ai është i dëmshëm për të.

Edhe pse Gigi është e dashuruar marrëzisht në Zayk, ajo dihet se e çmon jashtëzakonisht mendimin e nënës së saj, e cila edhe e ka bërë të famshme.