Edhe Finlanda po largohet nga BE?

E publikuar: 22/12/2016 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një peticion për të mbajtur një referendum nëse Finlanda duhet të largohet nga BE-ja duket se do të mbetet thjesht një ide, pasi nuk arriti në parlament.
Ai nuk arriti të tërheqë nënshkrimet e mjaftueshme brenda afatit të së mërkurës për aë cuar zyrtarisht propozimin në parlament.

Peticioni “Fixit” nisi në qershor nga organizata rinore e partisë bashkë-qeverisëse të vendit, euroskeptikëve të “Finns”, pas votimit të britanikëve për t’u larguar nga BE-ja.

Propozimi mblodhi më pak se 34.000 përkrahës në gjashtë muaj. Numri i kërkuar ishte 50,000.

Sipas një sondazhi të kryer nga gazeta “Iltalehti”, pak kohë pas votimit Brexit më 23 qershor, 69 përqind e finlandezëve aprovuan mbajtjen e referendumit për daljen nga BE-ja dhe 68 për qind mbështetën anëtarësimin në union. / SYRI.net- Reuters