Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, rritet numri në 63

E publikuar: 24/03/2020 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në vend.

Bëhet fjalë për persona që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara më herët.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiq-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët – Vushtrri, e moshës 73 vjeçe”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së të martën mbrëma.

Me këto dy raste, numri i të infektuarve rritet në 63.