Edhe dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës

E publikuar: 19/10/2017 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit dy të dyshuarve për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Ekrem Lutfiu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më 13.10.2017, ka bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit ndaj të miturve G.H dhe R.G, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

Më 17.10.2017, kemi pranuar vendimin nga Gjykata Themelore Prishtinë, për vazhdimin e paraburgimit”, thotë Lutfiu.

Tutje ai sqaron se paraburgimi ndaj të miturve është vazhduar për 2 muaj dhe atë deri më 17.12.2017.

Kujtojmë se Alulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator, derisa një ditë më pas për vrasjen e tij, Policia ka arrestuar dy të mitur, një vajzë dhe një djalë.