Edhe dy kompani të mëdha në Vala

E publikuar: 31/01/2019 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telekomi i Kosovës sot ka nënshkruar marrëveshje me Radio Televizionin 21 dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, fikse dhe internetit.

Radio Televizioni 21 dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, tani e tutje do të përdorin një gamë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve atraktive, të ofruara nga Telekomi i Kosovës.

“Ne do t’i ofrojmë shërbimet tona Radio Televizionit 21 dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, ku, përveç thellimit të partneritetit mes nesh, gjithashtu do të sigurojmë përvojë të mirë komunikimi me shërbimin e Telekomit të Kosovës”, tha z. Demir Limaj, Drejtor i Shitjes në Telekomin e Kosovës.

Shërbimi i Telekomit të Kosovës do të mundësojë komunikim cilësor ndërmjet stafit dhe bashkëpunëtorëve të këtyre dy kompanive, duke e shtuar kësisoj edhe numrin e konsumatorëve të kompanisë sonë.

Përfaqësuesit e të dy kompanive u shprehën se komunikimi efektiv është mjet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e çdo biznesi në shoqërinë tonë, prandaj kanë zgjedhur Telekomin e Kosovës, pasi që shërbimi i ofruar është i shpejtë dhe efikas.

Telekomi i Kosovës do të vazhdojë t’u qëndrojë afër konsumatorëve ekzistues, por edhe atyre të rinj, duke siguruar bashkëpunim efikas dhe shërbim shumë cilësor.