Edhe dy fjalë për demarkacionin!

E publikuar: 17/01/2018 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Ilir Sefaj

Ditë më parë komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike e ka dërguar në kryesi të Kuvendit projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Se a do tëpërkrahet nga të zgjedhurit e popullit projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me shtetin fqinj, projektligj ky që përpak sa nuk shkaktoi trazira tëpërmasave tëpapara në vendnë trivitet që lamë pas, mbetet të shihet në ditët në vijim.
Ish-kryeministriiKosovës, Isa Mustafa, i cili tashmë nuk është në gjendje të mirëshëndetësore, për shëndetin e të cilit lutemi të gjithë, e mbrojti me fanatizëm marrëveshjen e nënshkruar më 2015 për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Dihet se kundërshtimet rreth nënshkrimit tëmarrëveshjes për demarkimin e kufirin më 2015, e cila u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, SkenderHyseni, me palën malazezeqë përfaqësohej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, IgorLlukshiq, dhe ministri i Brendshëm, RashkoKonjeviq, ishin sporadike dhe për këtë kujtoj se pajtohemi të gjithë.
Megjithatë situata do të komplikohet disa muaj më vonë kur në tetorin e 2015-ës, tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe NISMA ishin të vendosura për zhbërjen e marrëveshjes për kufirin me shtetin fqinjqë ishte nënshkruar nga mazhoranca e qëpërbëhej nga Partia demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pa dashur të thellohemi shumë rreth asaj se sa ishte e drejtë kauza e partive opozitare, duhet thënë se ish-kryeministri Mustafa ishte treguar mjaft i pafuqishëm në menaxhimin e situatës së krijuar pas kundërshtisë që i bënte opozita kësaj marrëveshjeje, kur dihet se ndër mjetet e aplikuara për pengimin e ratifikimit të demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe malit të Zi, në Kuvend nuk ishte kursyer as gazi lotsjellës.
Fal paaftësisë së ish-kryeministrit Mustafa, i cili u dëshmua i pafuqishëm për ta çuar më tej procesin e ratifikimit të kufirit mes dy shteteve, qytetarëve tëKosovës iu mohua liria e lëvizjes në shtetet e Bashkimit Europian. Kosova dhe qytetarët e saj i humbën tri vite rreth kësaj situate që u krijua në vend pa fajin e tyre dhe me fajin e atyre që populli i ngriti në krye tëpiramidës.
Gjendjen e apatisë që e krijuan të zgjedhurit e popullit e pagoi qytetari i vendit dhejo politikanët multimilionerë të cilëve për asnjë moment nuk u mungon liria e lëvizjes nëEuropë, e as edhe trajtimi në qendrat mëtë forta të mjekësisë në mbarë botën.
Sidoqoftë tashmë Kosova dhe qytetarët e vendit gjenden në një situatë të re të krijuar pas ardhjes në krye të ekzekutivit tëvendit lideri i AAK-së, RamushHaradinaj. Kryeministri aktual i Kosovës i cili e kundërshtoi dhe më vonë e argumentoi me fakte se Kosova po humb territor me marrëveshjen aktuale për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, ka zgjedhur që t’i jep njëkahekëtij problemi që ka getoizuar qytetarët e vendit.
Kryeministri aktual i vendit vazhdon të besojë se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën, megjithatë për dallim nga ish-kryeministri Mustafa i cili siç shprehet populli ‘as nuk ngrehej as nuk grahej’ ka proceduar nëKuvend këtë marrëveshje, dhe tashmë është në duart e ligjvënësve që t’i japin në zgjidhje kësaj problematike.
Qytetarët e Kosovës arsyeshëm ndjehen të shqetësuar për faktin se me marrëveshjen aktuale me gjasë Kosova po humb territor dhe kjo është tepër e dhembshme, megjithatë situatës sëkrijuar duhet dhënë një epilog. Gjendja e kësaj status quo-je të krijuar tash e sa kohë nuk i konvenon askujt e më së paku qytetarëve të vendit të cilët padrejtësisht kanë mbetur të izoluar nga ‘prostituta plakë e quajtur Europë’./Infosot/