Edhe Durrësi përmbytet nga shiu (Foto)

E publikuar: 07/03/2016 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reshjet e shiut kanë bërë që rrugët e Durrësit të gjenden sërish nën ujë. Kanë mjaftuar disa minuta reshje, dhe uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Uji në rrugë ka arritur disa centimetra duke krijuar probleme për automjetet dhe lëvizjen e qytetarëve, shkruan Shekulli.

Kjo situatë në qytetin bregdetar vjen e ripërsëritur sa herë ka reshje shiu.

Mosfunksionimi i kolektorëve bën që uji të vërshojë në sipërfaqe të rrugëve.

/Express/