Edhe Basha merr sms nga qytetari dixhital: Ja gomonia e Tahirit, e hequr sot nga porti

E publikuar: 20/10/2017 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një foto ku shihet një gomonia që sipas tij i përket ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Duket se tashmë edhe kryedemokrati merr mesazhe nga qytetari dixhital, që këtë herë i ka sjellë një mesazh me disa të dhëna për Tahirin. “Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone qe eshte hequr sot nga porti ka qene e Tahirit”.”, thuhet në mesazhin e Bashës.