Edhe Banka Qendrore e Singapori paralajmëroi qytetarët rreth monedhave kriptografike

E publikuar: 19/12/2017 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Qendrore e Singaporit lëshoi një paralajmërim ditën e Marte kundër investimeve në monedha kriptografike.

Sipas Bankës së Singaporit rritja e fundit e vlerës së bitcoin vjen si rezultat i spekulimeve dhe investitorët rrezikojnë të humbasin të gjithë kapitalin e tyre.

Autoritetet Financiare të vendit shprehen të shqetësuara se publiku mund të joshet nga rritja e fundit e vlerës së bitcoin.

Banka Qendrore e qytet-shtetit tha se nuk ka një rregullim të këtij tregu e as investimeve në të.

Bitcoin shënoi një rekord ditën e Dielë duke arritur mbi 20,000 dollarë sipas CoinMarketCap.com. Çmimi i një bitcoin është rritur me 1,700 përqind që nga fillimi i vitit.

Ndërsa Singapori ka qenë ndër vendet e para që kanë adoptuar teknologjinë financiare e ashtuquajtur “Fintech,” nuk ka qenë mbështetës i zjarrtë i kriptomonedhave.

Në të vërtetë, Singapori nuk është shtëpia e ndonjë prej bursave më të mëdha të këmbimit të monedha kriptografike. /PCWorld Albanian