Edhe AAK mbledh deputetët para seancës për demarkacionin

E publikuar: 20/03/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpos Grupit Parlamentar të PDK-së, edhe deputetët e Grupit Parlamentar të AAK-së, janë mbledhur para seancës për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj që ka publikuar një fotografi nga takimi.

“Diskutim me Grupin Parlamentar të AAK-së para seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Në fotografi shihet edhe deputetja e rikthyer, Donika Kadaj-Bujupi./koha.net/