Eder largohet nga Interi, zyrtarizohet si lojtar i Jiangsu Suning

E publikuar: 13/07/2018 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi italian është lojtari më i ri i skuadrës kineze, Jiangsu Suning.

Pas pesë super transferimeve të bëra në fillim të afatit kalimtar veror, Interi ka filluar edhe me largimin e disa prej futbollistëve duke liruar vende.

Një largim i tillë e ka pritur edhe sulmuesin italian, Eder, i cili është larguar nga Nerazzurrët pas dy vite e gjysmë.

Eder është transferuar tek skuadra kineze, Jiangsu Suning, e cila është nën pronësi të pronarëve të Interit, familjes Zhang.

Eder (Getty Images)

“FC Internazionale Milano njofton transferimin e sulmuesit 31-vjeçar Citadin Martins Eder në Jiangsu për një marrëveshje të përhershme”.

“Ai u bashkua me Nerazzurët nga Sampdoria në janar 2016 dhe Eder bëri 86 paraqitje në Serie A, Coppa Italia dhe Ligës të Evropës duke shënuar 14 gola”.

“Fatin më të mirë për të ardhmen e Ederit!”, thuhet në njoftimin zyrtare të Interit.

Transferimi i Ederit thuhet se ka kushtuar gjashtë milionë euro, ndërsa italiani pritet t’i fitojë 27 milionë euro për dy sezone te Jiangsu. /Telegrafi/