“Ecje në ajër”: Harku gjigant nga xhami, përjashta shkëmbit të lartë 718 metra (Video)

E publikuar: 14/06/2018 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizitorët që shkojnë në pjesën malore të Chongqing të Kinës, mund të përjetojnë të ashtuquajturën “ecje në ajër”, në harkun gjigant që ndodhet përjashta një shkëmbi.

Njëherësh, kjo është struktura më e madhe në botë, që ka 26 metra hapësirë e cila është pezull, pa asnjë shtyllë mbajtëse, transmeton Telegrafi.

Kalimi nëpër panelet nga xhami, mundëson shikimin e peizazhit prej 718 metrave lartësi. Mirëpo, jo të gjitha po kanë guximin të kalojnë nëpër të.

“Më dukej sikur isha duke rënë prej lartësisë, nuk munda t’i bëjë më shumë se dy hapa”, ka thënë një vizitore.

Por, të tjerë nuk po ndjehen njëjtë, pasi prej se është lëshuar në funksion në fillim të prillit, ka kaluar çdo pritje, duke u vizituar prej një numri enorm të vizitorëve nga regjione të ndryshme. /Telegrafi/