EBA: Marrëveshja me Izraelin një hap i guximshëm drejt zgjidhjes me dy shtete

E publikuar: 13/08/2020 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emiratet e Bashkuara Arabe siguruan sot se marrëveshja për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin është një hap i guximshëm që do të sjellë zgjidhjen me dy shtete për popullin palestinez.

“Shumica e vendeve do ta shohin këtë si një hap të guximshëm drejt arritjes së një zgjidhje me dy shtete, duke i dhënë kohë negociatave”, tha ministri i Jashtëm, Anwar Gargash, në një konferencë për shtyp, raporton ATSh.

Ai shtoi se të dy vendet do të hapnin ambasadat reciproke brenda një kohe të shkurtër.

Ndryshe, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.