E zë burrin me tjetrën, i hakmerret duka ia shkatërruar veturën (Video)

E publikuar: 05/10/2017 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e nervozuar ia ka shkatërruar veturën bashkëshortit, pasi e kuptoi se po e tradhtonte me tjetrën.

Videoja e filmuar me telefon të mençur që është postuar më poshtë, shfaq gruan e vendosur që t’i hakmerret partnerit të cilit ia shkatërron veturën edhe pse kalimtarët e rastit vazhdimisht e lusnin që të ndalet, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, gruaja e kishte përcjell burrin dhe e kishte zënë duke u argëtuar me një femër tjetër, dhe menjëherë ishte drejtuar kah vetura e saj me të cilën vazhdimisht e godiste veturën e partnerit të jetës.

Një burrë shihet duke u munduar ta bindin gruan e nervozuar që të ndalet, por ajo vazhdimisht injoronte kërkesën e tij. Ndërkaq, ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin Arica në Kili. /Telegrafi/