E zbulon Conte: Ja kur debuton Morata

E publikuar: 24/07/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e ka zbuluar ditën se kur do të debutoj transferimi më i ri Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll është larguar nga Real Madridi, ndërsa dje iu bashkua klubit të ri në Singapor për ndeshjet e para-sezonit.

Italiani përmes një interviste e ka konfirmuar se Morata pritet të debutoj nesër kundër Bayern Munchen.

“Plani im është që t’i jap hapësirë menjëherë Alvaro Moratas ditën e nesërme dhe pse jo që nga fillimi”, ka thënë Conte.

Nesër skuadra e Chelseat takohet me kampionin e Gjermanisë, Bayern Munchen nga ora 13:35.