E vërteta e madhe për një dashnor

E publikuar: 03/09/2015 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të pëlqen një zonjë përballë dhe gjëja e parë që mendon është si ta zotërosh.
Gabim. Është një gabim shumë i madh. Po sikur vështrimi i saj të mbërthejë qëllimin tënd djallëzorë? Si grua që është në vend do ta lexojë mendimin. Sado ta marrësh me të mira, fantazia e mashkullit rreh vetëm në një vend.

Femra do të pushtohet, jo të jepet me të parën. Zhduke atë pasion të zjarrtë dhe zëvendësoje atë me adhurimin. Ta lexojë ajo adhurimin tënd. Të vërtetën se çfarë i pëlqen asaj. Ajo duhet të pyesi veten që ti vetëm me vështrim e fute në lojë.

Femra nuk është kalë për tu kalëruar. Nuk është pengesë që kërkon ta kalosh. Jo. Mos i mendo këto, mos i përcill këto me shikimin tënd. Femra mrekullohet kur merr kujdesin tënd, i cili nuk ka të bëjë me trupin, gjoksin apo vithet. Akoma më mirë kur ti e fiton nga lëvizja, nga gjenialiteti që shpreh, nga mënyra se si flet. Çdo çast shkruhet në trurin e saj. Kur radari jot kap këto mesazhe pozitive që merr nga femra atëherë duhet të fillosh sulmin.

Je ti ai që e ke fjalën i pari. Atë dëshiron një femër. Ti bën lojën, ajo ndjek. Shkoni ne krevat pas një ore, një dite, një jave. S’ka rëndësi. Pas një muaji. Sepse nuk ishte e thënë të bëhej atëherë. E rëndësishme është të të dëshirojë sepse me mënyrën si e miklove, e drejtove drejt garës dhe e bëre me thjeshtësi, me një makinë lodre, me kthesa të ngadalta dhe jo me makinë me fuqi motorrike të madhe.

Ti dhe ajo udhëtoni. Ecni drejt krevatit të dy bashkë. Mos t’u çojë një rraketë, por vetëm vetja juaj. Ti je dashnor, je një poet dhe talentin tënd duhet ta tregosh kur të vijë ai moment i zjarrtë. Kur femra, ajo zonja të jetë gati. Vazhdo ti të drejtosh gjithmonë me zik-zaket e patinave, tregoji që po shijon çdo çast, çdo moment pa u nxituar, pa u derdhur dëshirave djallëzore të momentit.

Jo. S’ka ardhur akoma momenti. Edhe atëherë kur ajo ta kërkon, ti duhet të sillesh sikur ajo është zonjë, vepër arti dhe ti je një poet. Dhe ti je një aventurierë. Duart e tua, krahët e tu, buzët e tua kërkojnë të dhurojnë tek ajo dhe të mjelin për ty thesaret e kënaqësisë së pazbuluar në çdo cep të trupit.

Një mrekulli e gjallë është trupi i saj. Mrekulli e vërtetë që gjendet në duart e tua. Një ikonë që pret të shpërthejë, të puthet, ti falesh si dashnor, jo si besimtar dhe një murg i dëshirave djallëzore.