E vërteta e lidhjes së ish-banorit të ‘Big Brother’ me modelen shqiptare

E publikuar: 11/09/2017 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme në mediat rozë u përhap lajmi për një lidhje mes ish-banorit të “Big Brother” Arbër Çepanit dhe ish-miss-it e modeles shqiptare Niki Delijorgji.

Në këto media shkruhej se nisur nga një koment i modeles në një foto të Arbrit, hidheshin dyshime për një marrëdhënie mes të dyve.

Protagonistja e këtij lajmi, Niki Delijorgji ka treguar ekskluzivisht për Blitz.al se me Arbrin nuk ka asnjë marrëdhënie tjetër veçse miqësi.

“Me Arbrin kemi qenë, jemi e do të mbetemi miq shumë të mirë”, – tregon Niki për Blitz.al. “Fundja, nuk lejohet në Shqipëri t’i komentosh një miku me dashuri?”.

Nga ana tjetër, Delijorgji ka treguar se aktualisht është shumë e lumtur dhe në dashuri me një djalë të huaj, të cilin premton se do ta bëjë publik shumë shpejt për Blitz.al.

Niki fitoi kurorën e “Miss Shqipërisë” dhe “Miss Globe” në 2012-n për t’u larguar më pas nga vendi drejt Londrës e vendeve të tjera të huaja, ku është ngjitur në mjaft pasarela e tashmë është imazh i brand-it të njohur “Primark”.

Ne po presim me padurim të dimë se cili është fatlumi përkrah Nikit!