E varrosën të gjallë: Reperit në rrjetet sociale i thonë të pushojë në paqe

E publikuar: 19/08/2020 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se një tjetër ngjarje po i shtohet listës së gjatë të gjërave të çuditshme që ndodhin në vitin 2020.

Më herët të martën, hashtag “RIP Eminem” (“Pusho në paqe, Eminem”) doli viral në Twitter pa shumë shpjegime.

Komuniteti i hip-hopit dhe muzikës u mërzit pasi ky hashtag u lëshua në Twitter dhe është ende një nga temat kryesore në këtë platformë. Sidoqoftë, shpjegimi pse është viral është ende i panjohur, sepse, me sa dimë, Eminem është i gjallë dhe mirë.

As reperi dhe anëtarët e ekipit të tij nuk lëshuan një deklaratë, por mediat supozojnë se nuk i ndodhi asgjë.

Një nga teoritë që lidhen me këtë fenomen është një cicërimë e publikuar këtë javë nga një përdorues në Twitter me pseudonimin “Levicumsock”. Ai profil kishte një postim të shkurtër: “Kam vrarë Eminem”.

Llogaria e përdoruesit është bërë private, por kjo cicërimë mund të ketë ndezur një ortek të përgjigjeve të #RIPEminem të martën. Nuk është konfirmuar që kjo cicërimë ishte shkas për këtë prirje të çuditshme, megjithatë, sipas burimeve të ndryshme, ky përdorues në Twitter bëri postime të shumta me hashtagun #RIPE para se të “bllokonte” profilin e tij.