E trishtë/ U dhunua dhe u godit me thikë nga ish i dashuri, ndërron jetë 32- vjeçarja

E publikuar: 22/05/2020 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 32-vjeçare në Britaninë e Madhe, ka ndërruar jetë, pasi është dhunuar dhe më pas është goditur me thikë nga ish i dashuri i saj.

Melissa Belshaw, nga Manchester, përshkruhet nga miqtë dhe familjarët, si një grua e bukur dhe me zemër të mirë. Ndërkohë veç Melissas, edhe një burrë rreth të 40-ve, është plagosur rëndë, pasi ka tentuar që të ndalojë agresorin. Adam Rawlings, 22 vjeç, i cili thotë se ka parë të gjithë ngjarjen e tmerrshme, tregon se një burrë, theu me shkop golfi, xhamin e makinës së 32 vjeçares dhe më pas e ndoqi me shpejtësi atë.

“Dëgjova zhurma. Shikova nga xhami i dritares, por ç’të shihja, një burrë kishte në dorë një shkop golfi dhe po ndiqte Melissan, dëgjova vajzën e saj që po bërtiste”, u shpreh Adam.

Ndërkohë, një mesazh të ndjerë, për të bijën e saj jo biologjike, shkroi njerka e viktimës.

“Ajo ishte bukuroshe. Mora një telefonatë dhe më thanë që, një burrë kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe e kishte goditur me thikë. Nuk e besoja, ende nuk e besoj se ka ndodhur me të vërtetë. Por kur lexova një seri shkrimesh nga miqtë e Melissas, u binda që nuk isha në ëndërr”, shkroi në rrjete sociale njerka e viktimës, Lisa Belshaw.

Në lidhje me ngjarjen, është arrestuar një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë ish i dashuri i viktimës. Ai tashmë ndodhet në paraburgim dhe pritet të merret në pyetje, për të mësuar dinamikën e plotë të ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.