E tmerrshme: Ia vonoi çajin, ferizajasi bën gruan për spital

E publikuar: 11/12/2018 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.K, i cili e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Prokurorisë i pandehuri fillimisht e ka kapur për flokë duke e goditur për lavamani me kokë, dy-tri herë, e deri te kjo ka ardhur për shkak se e dëmtuara në ditën kritike derisa kishte qenë duke i shërbyer çaj të pandehurit e njëkohësisht duke përgatitur mëngjesin për fëmijët, nuk kishte arritur që t’i shërbej në kohë të pandehurit, me ç’rast të njëjtës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore,transmeton Express.

Dëmtimet janë  përshkruar edhe në raportin ekspertizën mjeko-ligjore të datës 3 dhjetor ku me këtë rast ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.     

Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurin ta shpall fajtor.