E tmerrshme: Fëmija torturohet në kopshtin “Pëllumbat e Paqes” në Pejë (Foto)

E publikuar: 22/04/2016 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, ditën e djeshme dyshohet se është keqtrajtuar një fëmijë i moshës një vjeçare. Në fakt, në trupin e këtij fëmije janë disa shenja, që duken se janë kafshime me dhëmbë. Familjarët e vajzës kanë ngritur dyshime për rastin e ndodhur dhe po kërkojnë sqarime nga drejtoresha e çerdhes Resmije Bujupi, e cila ka pranuar se rasti ka ndodhur në çerdhen që e drejton. Gazeta posedon fotot që tregojnë lëndimet që ka pasuar fëmija.

Elvira Jahaj nga Peja është tmerruar ditën e dejeshme kur e ka marrë vajzën e saj nga kopshti.

Ajo është befasuar nga shenjat që i ka parë në trupin e vajzës, të cilën e kishte lënë për vetëm dy orë në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes”.

Jahaj ka treguar për Express se krejt kjo i ka ndodhur vajzës së saj gjatë qëndrimit në këtë çerdhe.

“ Kjo ka qenë dita e parë që e kam çu çiken në ata kopsht. Nuk ka qëndruar as dy orë dhe i ka ndodh ajo. Më kanë thirr nga kopshti duke thënë se çika po qanë. Kam shku me marrë, dhe po sa kam shku në banesë e kam pa trupin e saj. Jam tmerruar në atë moment. I kam telefonuar drejtuesit e kopshtit dhe kam bisedu me ta. Nuk ka pas ndonjë sqarim”, ka treguar ajo.

Jahaj ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme është duke u marrë me rastin.

“Sot isha në kopsht. I kam kërkuar edhe kamerat që të shohë si ka ndodh rasti. Deri tash nuk mi kanë ofruar pamjet. Tash nuk mund të them as unë se çfarë ka ndodh. Vetëm fotot e tregojnë pamjen mirë”, ka thënë ajo duke treguar se fëmijën e ka pasur për kontroll edhe të mjeku.

Kurse, drejtoresha e kopshtit “Pëllumbat e Paqes”, Resmije Bujupi ka thënë se me rastin janë duke u marrë seriozisht.