E tmerrshme, disa persona abuzojnë me një qenush

E publikuar: 06/05/2020 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamjet janë shfaqur në internet duke treguar një grup personash që hidhnin një qenush në një mur.

Qeni i vogël i pambrojtur u flak vazhdimisht në ajër ndërsa disa persona filmuan abuzimin me telefonat mobil në kopshtin e pasëm të një shtëpie në perëndim të Dublinit

Njëri nga djemtë e hedh qenushin nga muri duke u përplasur më pas në tokë.

Një tjetër u pa duke tundur kafshën nga veshët e tij para se të përplasej në ujë. Video e incidentit, që mendohet të jetë filmuar disa javë më parë, u shpërnda në rrjetet social.