E tmerrshme: Burri hedh gruan tek shinat e trenit

E publikuar: 24/10/2017 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video ku duket një burrë që shtyn tek shinat e trenit një punonjëse, po bën xhiron e botës.

Ngjarja ka ndodhur së fundmi në Hong Kong, ndërsa policia ka arrestuar burrin 56-vjeçar.

Ky i fundit, sikurse shihet në pamje, teksa kalonte pranë gruas e shtyn atë në shinat e trenit dhe largohet.

Ndërsa gruaja ka pësuar lëndimet në nofulla dhe më pas u ndihmua nga qytetarët e tjerë të ngrihej. Fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Paraprakisht, raportohet se autori i sulmit ishte i dehur.