E tmerrshme: 17 vjeçari sulmon me sëpatë njerëzit në shitore

E publikuar: 23/10/2017 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Zvicrës ka kumtuar mbrëmë se adoleshenti 17 vjeç i ka sulmuar me sëpatë njerëzit në një shitore në pompën e benzinës në Flims në kantoni Sen Galen në verilindje të shtetit, lajmëron AP.

Sulmi ka ndodhur të dielën mbrëma, kur një adoleshent me kombësi lituane i ka sulmuar disa persona me sëpatë, por numri i saktë nuk është theksuar, transmeton gazetametro.net.

Gjatë arrestimit, adoleshenti është lënduar, ndërsa policia mendon se ai këtë sulm e ka kryer vetëm dhe nuk ka indikacione se është i lidhur me ekstremistët.

Siç pretendohet, tani për tani nuk ka informata për motivin e mundshëm të sulmit