E shkuara, vizioni i së ardhmes së Samsung

E publikuar: 18/08/2017 02:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konkurrenca mes kompanive telefonike varet nga detaje që mund të cilësohen të vogla, por që për përdoruesit ato luajnë një element të madh në përzgjedhjen e telefonit që ata duan.

Para daljes në shitje të smartfonëve, aparatet celularë me kapakë kanë qenë ndër më të përdorurit e më të shiturit në botë, pavarësisht logos së kompanisë.

Pikërisht me këtë detaj Samsung synon që të fitojë “luftën” me konkurrentët në të ardhmen, duke risjellë në funksion telefonat me kapakë, të kombinuar me teknologjinë më të fundit.