E shikoi picën nga dritarja, qeni i uritur lëpinte xhamin (Video)

E publikuar: 02/12/2018 01:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizitorët e një restoranti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, e kanë parë nga afër një qen të uritur, që lëpinte xhamin e vitrinës, prapa së cilës ndodhej një picë.

Megjithëse përpiqej ta arrinte, e kishte të pamundur t’i fuste dhëmbët një pjatën me specialitetin italian, transmeton Telegrafi.

“Jepini këtij qeni një picë, sepse nisa të uritem edhe unë” si dhe “reklama më e mirë për pica, që e kam parë ndonjëherë” ishin dy prej komenteve të shumta.

Ngjarja është bërë virale, duke mbledhur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/