Papawer në You Tube, është një nga profilet më të njohura për shkak të realizimit të eksperimenteve të ndryshme dhe kamerave të fshehta.
Këtë javë ka qenë protagonist një punëtor i thjeshtë që punonte si murator dhe befas takohet me një vajzë e cila mundohet ta shmangë për shkak të profesionit, por kur zbulon të vërtetën gjithçka merr një kthesë tjetër.
Djali e komplimenton duke i thënë se është e bukur dhe i kërkon të dalin së bashku, por ajo i thotë t’i qëndrojë larg.
Mirëpo, pas “poshtërimeve” të bëra, djali i tregon se në të vërtetë ai është pronari i apartamente luksosoze “Mason”.
Në këtë moment ndryshon gjithçka dhe vajza përpiqet të kthejë pas çdo gjë, por ishte e kotë.