E qëlloi me çekan në kokë, sepse e kaloi rrugën në dritë të kuqe! (Foto)

E publikuar: 18/05/2015 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm pse kalimtarja nuk i respektoi rregullat e komunikacionit, e qëlloi në kokë me çekan metali.

Gruaja me uniformë vullnetarësh, e ka qëlluar gruan disa herë, duke thënë: “Unë nuk të lejoj të kalosh kur është drita e kuqe”.

Ngjarja që ka ndodhur në provincën Shandong të Kinës, ka bërë që gruaja të mbetet në tokë pa ndjenja, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve të rastit, pas goditjes ajo ka filluar t’ju shpjegojë atyre se viktima “e kishte shumë gabim”.

Sulmuesja është arrestuar dhe po mbahet nga autoritetet e sigurisë. Ndryshe, kalimi i rrugës kur është e ndezur drita e kuqe, dënohet me 10 yuan, që është ekuivalenti i 1.80 euro