E planifikon 7.5 mld euro për të përballuar krizën e Covid-19

E publikuar: 24/04/2020 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian planifikon të mbledhë 7.5 miliardë Euro për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha se fushata do të fillojë në 4 maj, shkruan CNN.

Ajo tha se paratë do të përdoren për të rritur përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit, si dhe opsionet e trajtimit për ata që sëmuren.

“Ky është vetëm një hap i parë, por më shumë do të nevojiten në të ardhmen”. Bashkimi Evropian nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ndihmuar botën në luftën ndaj Covid-19”, tha ajo.

Top Channel