E përdhunuan dhe e prenë në fyt adoleshenten kishte filluar të dilte me një mysliman arab (Foto)

E publikuar: 25/07/2017 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat britanike kanë publikuar disa fotografi të cilat thuhet se i përkasin një adoleshenteje myslimane indiane, e cila është vrarë në Londër.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Celine Dookhran, 19 vjeçe, e cila, siç thonë policia, u përdhunua dhe u vra në atë që po quhet si ‘vrasje për nder’.

E gjitha dyshohet të ketë ndodhur vetëm e vetëm sepse ajo kishte filluar të dilte me një mysliman arab.

Adoleshentja dhe një shoqe e saj, në të 20-at, thuhet se u dërguan në një shtëpi që po rinovohej, ku ndërtuesi muxhahid Arshid, 33 vjeç, thuhet se i përdhunoi ato dhe Celines i mbylli gojën dhe me thikë e preu në fyt.

Trupi i saj u gjet brenda shtëpisë në Londrën Jugperëndimore javën e kaluar pasi një vajzë lajmëroi policinë nga spitali.

Arshid, 33 vjeç, u paraqit në gjykatë, i akuzuar për vrasjen, përdhunimin dhe rrëmbimin e 19-vjeçares.