E pazakontë: Ish-kryeministri Berisha përgëzon për herë të parë qeverinë Rama

E publikuar: 23/03/2015 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ish-kryeministri Berisha për herë të parë ka përgëzuar qeverinë e kryeministrit Rama dhe për këtë është dashur mbledhja e dy qeverive asaj të Kosovës me atë ët Shqipërisë në Tiranë.

Takimin e sotëm Berisha e cilëson si një akt pozitiv dhe sëbashku me firmosjen e marrëveshjeve shprehet se meriton përgëzime.

Komenti i plotë i Berishës: 

“Dy qeverite shqiptare u mblodhen ne Tirane!

Te dashur miq, sot dy qeverite shqiptare, perkatesisht qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves, u mblodhen ne Tirane. Ne kete takim ato firmosen nje seri marreveshjesh. Takimi ne format kabineti qeveritar, nje praktike e perhapur kjo midis vendeve fqinje, eshte nje akt pozitiv qe se bashku me firmosjen e marreveshjeve meriton pergezime. Duke vleresuar takimin e sotem dhe marreveshjet e firmosura shpreh bindjen se projektet e perbashketa transnacionale si hekurudha Tirane -Prishtine, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njesimi i ligjeve dhe praktikave ne te dy vendet, janë interesi jetik i kombit tone por dhe rajonit ne teresi!”- shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.