E paralajmëruan se do të vdiste për shkak të mbipeshës, por…

E publikuar: 21/08/2017 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elena Goodwall hante tre herë në ditë teksa qëndronte ulur dhe peshonte 184 kilogramë.

Më pas mjekët e paralajmëruan se do të vdiste për shkak të mbipeshës në moshën 40 vjeçare, dhe për këtë arsye Goodwall ndërmorri masa kështu duke humbur  115 kg duke mposhtur varësinë ndaj ushqimit sidomos ndaj “fast food” (ushqimit të shpejtë).

Elena Goodall, 29 vjeçare, nga Queensland i Australisë, peshonte 184 kg dhe pothuajse çdo ditë hante ushqim të porositur nga McDonald’s dhe KFC.
Në moshën 26 vjeçare ajo u diagnostikua me diabet të tipit 2.

“Unë thjesht nuk mund të ndalesha. Ishte një varësi”, ka thënë ajo.
Goodall vendosi të transformojë mënyrën e jetesës së saj pasi mjeku i saj paralajmëroi se do të vdiste në dhjetë vjet nëse nuk do të ndryshonte.
Në mënyrë që të fillojë humbjen e saj të peshës, Goodall iu nënshtrua një operacioni gastrik.

Ajo humbi peshë duke hequr dorë nga ushqimi i shpejtë dhe duke e vendosur vetveten në sfidat e fitnesit.
Tashmë në rrjetet e saj sociale, ajo gati çdo ditë poston fotografi dhe video që tregojnë se si ka arritur të humb në peshë për të frymëzuar ndjekësit e saj.