E pabesueshme: Sadri Ferati thotë se LDK nuk është pajtuar që Thaçi të jetë President (Video)

E publikuar: 12/01/2016 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka diskutuar zgjedhën e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës.

Sadri Ferati, anëtar i kryesisë së LDK’së, thotë për RTK’në se kjo parti ende nuk ka pasur ndonjë debat në lidhje me këtë çështje, megjithëse thotë ai, vlenë marrëveshja e koalicionit LDK-PDK.
“Vendi i Presidentit nuk i takon LDK’së si mandat sepse e kemi kryeministrin, dhe kemi mendime tash ne do ta diskutojmë në rast se ka vend për debat, në rast se ka vendime të prera se a do të mbështesim përfaqësuesin e PDK’së apo ne dëshirojmë një partner tjetër, nëse dikush thotë Albin Kurtin, apo Ramush Haradinajn apo n donjë konstalacion tjetër, por tash për tash i takon PDK’së sepse është e vetmja që ka kandidat”, ka thënë Ferati.