E pabesueshme por e vërtetë: Njihuni me 100 personat që dikur kanë vuajtur nga mbipesha, kurse sot po habitin botën me linjat e tyre trupore (Foto)

E publikuar: 03/11/2017 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbja e mbipeshës nuk është punë e lehtë. Në fakt është një punë shumë e vështirë, e në veçanti në muajt e ftohtë të dimrit, kur pothuajse të gjithë përtojnë të shkojnë në palestër dhe preferojnë të qëndrojnë brenda shtëpisë duke konsumuar specialitetet e tyre të preferuara.

Por, të gjithë ata që kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë, përveç se janë përkrahur dhe komplimentuar nga miqtë dhe familjarët, ata gjithashtu kanë shërbyer edhe si frymëzim për të tjerët që dëshirojnë ta ndjekin atë rrugë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, për të arritur qëllimin duhet punë, përkushtim, disiplinë dhe motiv. Për ta dëshmuar këtë, Bored Panda ka përpiluar një fotogaleri ku shfaqen persona nga vende të ndryshme të botës, që me fotografitë e tyre derisa sa ishin të plotë dhe pasi u dobësuan, kanë habitur miliona njerëz kanë pasur rastin t’i shohin.

Disa prej tyre kanë arritur të transformojnë rrënjësisht linjat e tyre trupore, sa që familjarët dhe miqtë mezi kanë arritur t’i njohin, duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për ndonjë shaka apo dikë që mund t’ju ketë përngjarë.

Më poshtë ju sjellim 100 raste të personave që dikur vuanin nga mbipesha, kurse sot pothuajse të gjithë ua kanë lakmi fizikut të tyre, që kanë arritur ta ndërtojnë me punë, dieta, ushtrime fizike e madje edhe me ushqime të shëndetshme.

Por, nuk është vetëm heqja e kilogramëve të tepërt misioni kryesor i tyre, pasi kërkohet edhe intervenim kirurgjik për të hequr lëkurën e tepërt. E për një gjë të tillë, natyrisht se duhet pasur guxim dhe vullnet të madh për t’u dukur bukur. /Telegrafi/