E pabesueshme: Arkani është gjallë, arrestohet në Kroaci (FOTO)

E publikuar: 26/01/2017 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viteve të fundit në Serbi ka filluar të flitet për vdekjen e mistershme të Arkanit. Shumica e njerëzve besojnë se ai është gjallë dhe se gjendet diku në Ballkan.
Vojin Raznatovic, djali i Arkanit, thuhet se ka bërë një bisedë menjë person përmes SMS’ve në telefon. Raznatovici ka shkruar se babai i tij është gjallë dhe jeton në Qipro, duke shtuar se këto ditët e fundit ai ka kuptuar se babai i tij (Arkani) ka shkuar në Kroaci, ku edhe u arrestua, shkruan media serbe Saznaj, transmeton Gazeta Express.

Kujtojmë që Zeljko Raznatovic, i njohur si Arkan, u vra më 15 janar të vitit 2000 në Hotel “Intercontinental” në Beograd. Ai thuhet se u qellua për vdekje nga Dobrosav Gavric, Dragan Nikolic dhe Milan Duricic, të cilët ishin bashkëpunëtorë të tij.

Duricic dhe Nikolic u dënuan me 30 vjet burg si bashkëpunëtorë në vrasjen e Arkanit, ndërsa Dobrosav Gavric, u dënua me 35 vjet burg, si vrasës./GazetaExpress/